Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori rus: Po vazhdon ‘diplomacia nëpër korridore’ e Kosovës

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar sot se “operacioni special i Kosovës ‘diplomacia në korridore’ po vazhdon”, duke u zhvendosur nga New Yorku në Paris, por, sipas tij, kjo nuk ndikon në asnjë mënyrë në qëndrimin e Rusisë dhe nuk mund të ndikojë në parim.

“Po e shohim se operacioni special i Kosovës në ‘diplomacinë e korridoreve’ po vazhdon, duke kaluar nga New Yorku në Paris. Në parim, kjo nuk ka ndonjë ndikim e as që mund të ketë në qëndrimin e Rusisë”, ka thënë Çepurin në një postim në Twitter, raporton Koha.net.

Ai tha se në ceremoninë në Paris pati shumë mungesa, për ç’gjë tha se nuk gëzohen fare.

Ambasadori rus shtoi se historia është më e fuqishme sesa ceremonia.

Ky reagim i diplomatit rus vjen pas takimeve që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin, me presidentin amerikan, Donald Trump, me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e me figura tjera botërore, e po ashtu edhe pas renditjes së Thaçit në rendin e dytë, menjëherë pas liderëve më të fuqishëm botërorë, Trump, Merkel, Putin, e të tjerë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte i renditur përball tyre.

Edhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe rreth takimit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Paris.

Edhe Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin Rajon Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin

“Kjo është një çështje për të dyja palët, nuk kemi të bëjmë me të, nuk mund të ndikojmë se kush si sillet, kush do të bisedojë me këdo”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nuk e dinte nëse takimi mes Putinit dhe Thaçit ndodhi para ose pas ceremonisë zyrtare në Paris.

“Thaçi mund ta ndjekë Putinin kudo dhe sa të dëshirojë, por nuk do të marrë mbështetje për ndonjë gjë që Serbia nuk pajtohet”, tha Vuçiqi, duke vënë në dukje se për momentin “janë shumë larg harmonizimit”.