Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli sot në një ceremoni formale organizuar nga presidenca e Republikës së Kroacisë ia dorëzoi letrat kredenciale presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
Me këtë rast Ambasadori Kasapolli i përcolli presidentes Grabar-Kitarovic përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe falënderoi Presidenten për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhënë Kosovës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve.
Presidentja Grabar-Kitaroviq theksoi se do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në proceset Euro-Atlantike dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë
-
Thaçi takohet me Kitaroviqin: Kroacia, shembull që Kosova duhet ta ndjekë
-
Thaçi priti nё takim lamtumirës ambasadoren kroate Kapitanoviq
-
Veseli merr mbështetje nga Kroacia për Kosovën
-
Kastrati ia dorëzon kredencialet presidentit të Sllovenisë