Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
njofton kumtesa nga zyra e Veselit, ata diskutuan për raportet e shkëlqyeshme që Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar ndër vite midis tyre, ndërsa theksuan se ka mundësi të intensifikimit të tyre në fusha të ndryshme të interesit reciprok, veçanërisht në atë ekonomiko-tregtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi ndërmjet Kryeparlamentarit kosovar dhe presidentes kroate u zhvillua në margjina të Forumit Botëror të Investitorëve “World Business Angels Investment Forum” (WBAF), i cili po mbahet në Stamboll.
Presidentja e Kroacisë, Kitaroviq, nga ana e saj, konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën edhe në të ardhmen, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, në funksion të ruajtjes së paqes në rajon dhe të avancimit të shteteve ballkanike në rrugëtimin euro-atlantik.
Veseli tha se mbështetja e Zagrebit zyrtar për Kosovën është e rëndësishme po aq sa deri tani, ndërsa vlerësoi se procesi i integrimit euro-atlantik të Kroacisë vazhdon të mbetet model për shtetet e tjera të rajonit.