Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kroacia në një vizitë zyrtare, dhe është takuar me presidenten Kolinda Grabar Kitaroviq.
Presidentja kroate tha se në takimin me shefin e NATO-s kanë biseduar, veç tjerash, edhe për gjendjen e sigurisë në rajon, e po ashtu edhe për Kosovën.
“Kroacia e mbështet Maqedoninë në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s. Nuk është inkurajues referendumi në Maqedoni, por vendimi i takon Parlamentit. Kosova është po ashtu arsye për brengosje. Të gjithë ne në BE duhet të mbështesim Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre dialoguese. Kroacia nuk do të përzihet në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, por do t’i përcjellim me kujdes. E kur bëhet fjalë për investime në mbrojtje, Kroacia do të vazhdojë të shtojë investimet për të arritur në 2 për qind të BPV”, u shpreh e sigurt presidentja e Kroacisë, raporton Koha.net.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kroacia.
“Kroacia është aleat i respektuar. Kemi biseduar për gjendjen e sigurisë në rajon, para së gjithash për zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Maqedoni. Jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në rajon”, shtoi Stoltenberg.
-
Stoltenberg dhe Milatoviq i kërkojnë Kosovës e Serbisë të përmbahen nga veprimet e njëanshme
-
Stoltenberg thotë se NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor
-
NATO për rifillimin urgjent të bisedimeve Kosovë-Serbi
-
Veseli takon Kitaroviqin, modeli integrues i Kroacisë shembull për rajonin
-
Veseli merr mbështetje nga Kroacia për Kosovën