Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post.
Schuebel i ka shprehur urimet e tij Shiroka-Pulës, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë.
“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.
Ai ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.
Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit.
Votimi përfundoi tre minuta pas mesnatës, ndërsa numërimi përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës.
Reagimet pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente
-
Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik
-
Macron: Kosova të rifillojë përparimin në fushat që i kontribuojnë perspektivës evropiane
-
Shiroka-Pula: Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik
-
Shiroka-Pula pranon urime nga Italia e Kroacia, i ofrohet mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike
-
Ndërkombëtarët shprehin pritje të bashkëpunojnë me presidenten Shiroka-Pula