КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Амбасадор ЕУ честита новом председнику: Наша подршка остаје непоколебљива

Дирк Сцхуебел

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post.

Schuebel i ka shprehur urimet e tij Shiroka-Pulës, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Kryeakademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota për në seancën e nisur më 6 tetor në raundin e parë të votimit. 

Votimi përfundoi tre minuta pas mesnatës, ndërsa numërimi përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës.

Прочитајте друга ажурирања
Јустина Широка-Пула

Реакције након избора Јустине Широке-Пуле за председницу