Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Ivo Šilhavý, të cilin e falënderoi për urimin që ka marrë nga kryeministri çek Bohuslav Sobotka.
Ambasadori Šilhavý u interesua për qeverisjen e mirë, për traditat kulturore të Kosovës dhe në veçanti për ekonominë kosovare, transmeton Koha.net.
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Šilhavý u dakorduan për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dyja shteteve në të gjitha fushat e interesit reciprok.
Ambasadori çek u zotua se Qeveria e Republikës së Çekisë do ta përkrahë Kosovën në agjendën e saj integruese euro-atlantike.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori çek shpreh gatishmërinë e vendit të tij për intensifikimin e raporteve me Kosovën
-
Haradinaj: Kosova e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me Çekinë
-
Haradinaj priti në takim përfaqësuesit diplomatik të shtetit të Vishegradit
-
Haradinaj pret diplomatë nga tri shtete
-
Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me Hungarinë