Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke i uruar Çekisë Ditën Nacionale, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me të dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës Çeke.
“Përmes të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, ambasadorit Pavel Bilek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj./KsP.
-
Haradinaj: Zvicra, shtëpi e dytë për shumë shqiptarë
-
Kurti në takim me ambasadorin çek thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Haradinaj-Stublla thotë ka marrë mbështetjen e Çekisë për liberalizimin
-
Ambasadori çek shpreh gatishmërinë e vendit të tij për intensifikimin e raporteve me Kosovën
-
Haradinaj: Kosova e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika