Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.
Në një postim në Facebook, duke u shprehur i nderuar për pranimin e një urimi për festat e fundvitit nga presidenti i Amerikës, Donald Trump, Haradinaj ka thënë se marrëdhënia e fuqishme mes dy vendeve dëshmohet edhe me këto urime.
“I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA’ në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Kosova e ka rrugëtimin e qartë, në rresht dhe partneritet me SHBA-në
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
-
Trumpi uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë
-
Haradinaj: Ka ardhur koha për kontratë të re me SHBA-në
-
Kosova e uron Trumpin, liderët “me padurim” presin bashkëpunimin