Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të martën ka vizituar komunat veriore, teksa ka thënë se ka dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb.
Hargreaves vizitoi Zubin-Potokun, Leposaviqin dhe Mitrovicën e Veriut.
“Më pëlqeu vizita ime sot në Zubin-Potok, Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut. Është kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Presim shumë vizita të tjera në këtë zonë”, ka shkruar ai në “X”.
Hargreaves mori detyrës si ambasador i Britanisë në Kosovë në fillim të këtij viti. Zuri vendin e Nicholas Abbottit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori britanik vëzhgon nga afër zgjedhjet në veri
-
Ambasadori britanik uron që këto zgjedhje të jenë të fundit për këtë vit
-
Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin, bisedojnë për zgjedhjet dhe dialogun
-
Ambasadori britanik: Moscertifikimi i Listës Serbe kërcënon reputacionin e Kosovës
-
Ambasadori britanik në Kosovë: Fitore e mrekullueshme e Kosovës ndaj Sllovenisë