Arbëri

Ambasadori britanik: Moscertifikimi i Listës Serbe kërcënon reputacionin e Kosovës

Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është shprehur i shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Hargreaves ka thënë se veprimet si ky e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike, duke shtuar se shpreson se PZAP-ja do ta zhbëjë këtë vendim të KQZ-së.

“Jam thellësisht i shqetësuar me përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesin zgjedhor. Veprimet të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë.

KQZ-ja edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kishte ceritifikuar Listën Serbe. Por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte urdhëruar KQZ-në ta certifikonte partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Pavarësisht ankesës së LVV-së në Gjykatën Supreme, Lista Serbe kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo përditësimet tjera
kqz

KQZ-ja sërish s’e certifikon Listën Serbe

(E përditësuar 18:45) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka ceritifikuar Listën Serbe për...