Ambasadori Britanik Nicholas Abbott ka vizituar sot Togën për Operacione Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pjesëtarë të FSK-së janë duke marrë pjesë në trajnim të gjuhës serbe.
Janë 25 pjesëtarë që janë duke marrë pjesë në trajnimin që do të zgjasë dy muaj. Qëllimi i këtij projekti është që të promovohet shumëgjuhësia në institucionet e Kosovës dhe të theksohet rëndësia e mësimit të gjuhës së njëri-tjetrit në një shoqëri multietnike.
Në ngjarjen e sotme ambasadori tha: “Marrëdhëniet dhe komunikimi janë pjesë e natyrës njerëzore. Komunikimi me njëri tjetrin na lejon që njohuritë, ekspertizën dhe këshillat të ndahen në mes komuniteteve të ndryshme”.
Artikuj të ngjashëm
-
Abbotti vlerëson punën e Qendrës së Kërkim Shpëtimit të FSK-së
-
Abbott premton vazhdimin e përkrahjes së Britanisë së Madhe për FSK-në
-
Ambasadori britanik vëzhgon nga afër zgjedhjet në veri
-
Ekipe britanike përgatisin FSK-në për mbajtjen e trajnimeve me interes për forcën
-
Abbott: Kosova është vend i veçantë që e meriton të jetë i suksesshëm