Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, vizitoi Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën “Evropianët e Rinj“ në Pomozatin, me ç’rast u mirëprit nga shefi i Shtabit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Shpend Zogaj, i cili e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të këtij regjimenti si dhe vizionin për të ardhmen.
Ambasadori Abbot, gjatë kësaj vizite takoi studentët pjesëmarrës të trajnimit „Menaxhimi i Rrezikut nga Trauma“ (TRiM), si dhe vizitoi objektet e QTKSH-së: kornizën e helikopterit; vagonët e trenit; ndërtesat e shembura dhe gjysmë të shembura; zonën e përplasjes masive të trafikut dhe kullën e lartë të ushtrimeve.
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Abbott, gjatë vizitës së tij, nga shefi i qendrës së trajnimit u informua rreth planeve për ndërtimin e infrastrukturës së QTKSH-së, për ta bërë një qendër të kompletuar për trajnime të kërkim-shpëtimit, jo vetëm për pjesëtarët e FSK-së, por edhe të rajonit dhe më gjerë.
Nga ana e tij, ambasadori Abbott, vlerësoi QTKSH-në, për gjithçka që ka arritur deri me tash dhe veçanërisht për vizionin e saj për të ardhmen.
Ai gjithashtu premtoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në dhe QTKSH-në.
-
Abbotti vlerëson punën e Qendrës së Kërkim Shpëtimit të FSK-së
-
Partnerët ndërkombëtarë premtojnë vazhdim të mbështetjes për FSK-në
-
Konjufca takon Abbottin, Britania e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
-
Abbott angazhohet për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë
-
Ambasadori britanik vizitoi 25 pjesëtarët e FSK-së që po mësojnë gjuhën serbe