Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim me presidenten Vjosa Osmani, ka folur për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo do t’i mundësonte vendit përparim në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare.
“Sot bisedova me Vjosa Osmani për nevojën urgjente që Kosovës t’i rikthehet stabiliteti politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë pasigurie të shtuar politike, një diskutim politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit. Deri në këtë datë është ndaluar çdo veprim i Osmanit në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa është pezulluar edhe puna e Kuvendit.
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,...-
Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova dhe kontinenti s’presin, partitë të bashkohen
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Çka u tha pas pezullimit të dekretit për shpërndarje të Kuvendit
-
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjen e presidentit
-
Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet