Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur sot me karta të hapura në aktivitetin e organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, duke dhënë mesazhe të forta.
Lu ka dhënë informacione për grupet kriminale në Shqipëri, duke numëruar 20 prej tyre. Po kështu ambasadori i SHBA-ve u shpreh së në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore.
“Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi. Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore”, tha Lu.
Donald Lu ka përmendur me emra disa prej tyre.
“Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Shullazi është një nga këto grupe kriminale. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Lul Berisha është i lirë.
Klemend Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara.
Ndër të tjera, diplomati amerikan përshëndeti faktin se parlamenti i legjislaturës së re është më i mirë se i kaluari.
Edhe
Fjalimi i plotë i ambasadorit Donald Lu për krimin dhe bandat në Shqipëri
“Parlamenti i 2017-ës është më i mirë se i kaluari. Shqiptarët ia dolën të nxjerrin kriminelët nga Parlamenti”.
Lu kritikoi fort sistemin e drejtësisë, duke përmendur faktin se nuk është arrestuar asnjë “kokë e madhe”, si dhe vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.
“Ka shumë Shullazë, Lulzim Berisha dhe Klement Balilë në Shqipëri. Këta meritojnë burg. Zero arrestime për ‘peshqit e mëdhenj’. Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildes Hafizin”.