Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se nuk do të harrohet sakrifica e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke shtuar se autori i sulmit, Milan Radoiçiq, e ka pranuar përgjegjësinë por është ende i lirë në Serbi.
Ambasada ka shkruar në Facebook të martën se mosmbajtja përgjegjësi e këtij rasti, pavarësisht pranimit të fajit “minon paqen në rajon dhe dërgon mesazh të rrezikshëm”.
“Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në shkrimin e ambasadës.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Italia kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen për krimet e tyre
-
Ambasada gjermane për rastin “Banjska”: E papranueshme pandëshkueshmëria e autorëve
-
Kurti thotë se të akuzuarit për Banjskën janë më afër Vuçiqit sesa mbrojtja e afërt
-
Apelohet që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të vihen para drejtësisë
-
Ambasadori britanik: Serbia të marrë masat e duhura që Radoiçiqi dhe të tjerët të sillen para drejtësisë