Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka përshëndetur vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Basha mbrëmë përmes një video-mesazhi njoftoi se ka përjashtuar liderin historik Berishën nga grupi parlamentar, pasi u shpall si person i padëshiruar nga SHBA-ja. Veprimi i të parit të PD-së megjithatë i ka pëlqyer amerikanëve, pavarësisht se ka ngjallur reagime të shumta në opinion.
“Vendimi i vështirë që mori kryetari Lulzim Basha dje meriton respekt. Ky vendim tregon se ashtu si 30 vite më parë, në momentet kritike të historisë shqiptare, Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e shkuara, në mënyrë që të ndërtojë të ardhmen, të ndihmojë Shqipërinë të ecë para. Amerika ka një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike, që prej krijimit të saj dhe ne presim të punojmë afër tashmë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA- Shqipëri”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.
(1/2) Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e ??, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë… pic.twitter.com/uXYwGMvXR4
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) September 10, 2021