Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur jashtë normave statutore të Partisë Demokratike largimin e tij nga grupi parlamentar. Të enjten, kreu i PD-së, Lulzim Basha, njoftoi për largimin e Berishës pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën person non-grata.
Në një deklaratë të parë, pas largimit, Berisha ka thënë se me këtë vendim është bërë dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Ai e ka cilësuar aktin si humbje të Shqipërisë.
“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe të ligjit të vendit. Natyrisht një vendim të tillë një njeri që respekton parimet elementare të një force politike të lirë dhe të një shoqërie të lirë nuk mund ta marrë. Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht presionit mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin e Partisë Demokratike. PD-ja është një institucion i sovranitetit të vendit”, ka thënë ai për “Syrin”.
Berisha ka thënë se Basha e mori vendimin “pas presioneve të kryeministrit Rama”. Madje ka thënë se Basha ka qenë i kërcënuar.
"Ai iu desh të vendoste një nen në statutin e PD-së për njerëzit që shpallen non-grata nga SHBA. Ky nen nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë pa transparencën. Për interesa të caktuara, shpalli një vendim për interesa të tij, sepse nuk është vendim i forumit të PD-së. Thelbi nuk është kjo, por është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Kam komunikuar dhe ia kam thënë këto që po iu them ju. Pas këtij vendimi, do të bëjë gjithçka për të rikthyer sovranitetin e PD-së. Basha është kërcënuar për sanksione, jo vetëm për vete, por edhe për PD-në. Ai ka vendosur të bëjë shkelje statutore", ka thënë ai.
-
Berisha thotë se i është hequr “non grata” nga SHBA-ja
-
Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave
-
Shehaj: Rama do të detyrohet të japë dorëheqje, protesta përfundon me zgjedhje të parakohshme
-
Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short
-
Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë Rama dhe shpërndarjen e Kuvendit