Zyra amerikane për Koordinim të Mbrojtjes në Kosovë i ka dhuruar sot Qendrës Emergjente të QKUK-së instrumente kirurgjike me vlerë prej 51 mijë dollarësh.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Curr Gjocaj ka falënderuar Ambasadën Amerikane në Kosovë për donacionin me vlerë prej 51 mijë dollarësh, i cili do të lehtësojë punën e shërbimit spitalor emergjent.
Ndërsa shefi i sektorit politik në Ambasadën Amerikane, Stephen Banks, tha se ky donacion është vazhdimësi e shumë donacioneve, të cilat janë dhënë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndihma amerikane 51 mijë eurosh për QKUK-në
-
SHBA-ja i dhuron SHSKUK-së pajisje në vlerë 300 mijë dollarësh
-
QKUK-së i dhurohen 38 shtretër nga Ambasada Amerikane
-
SHSKUK-ja pranon pajisje mjekësore në vlerë mbi 500 mijë dollarë nga SHBA-ja
-
SHBA-ja i dhuron FSK-së pajisje në vlerë prej 190.000 dollarësh