Ambasada e Amerikës në Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes Nexhmije Pagarusha.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka ngushëlluar familjen, shokët dhe të gjithë artistët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.
Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86 vjeçare. Varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Ndërkaq sot, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka njoftuar se e diela do të jetë ditë zie shtetërore, në nder të veprës së artistes Nexhmije Pagarusha.