Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar, transmeton kp.
Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi e shpall të dielën ditë zie për artisten Nexhmije Pagarusha
-
Vdekja e Pagarushës: Presidenti shpall të dielën ditë zie, bëhen homazhe në nderim të saj
-
Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës
-
Nesër ditë zie në Kosovë
-
E mërkura shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë