Inva Mula është e vetmja artiste që ka marrë rrugë nga Tirana për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtares Nexhmije Pagarusha.
E kishte takuar një herë në Tiranë gjallë për të mbajtur lidhjet tutje, ndërsa e komenton në superlativ rëndësinë e veprimtarisë së Pagarushës në muzikë.
Sopranoja më famë botërore, duke kujtuar çastet e saj me Pagarushën, u shpreh së shqiptarët kanë humbur artisten që ka bërë epokë në muzikologjinë kombëtare, raporton “Express” i KTV-së.
Duke e cilësuar si ditë të dhimbshme, ajo shtoi se me ndarjen nga jeta të “Bilbilit” të Kosovës ka humbur një nga pjesët më të bukura të kujtimeve.
Nexhmije Pagarusha vdiq në moshën 86-vjeçare, ndërsa është varrosur në vendlindjen e saj, në Pagarushë të Malishevës.