Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit e saj në vendin tonë që të bëjnë kujdes në 30 qershor, ditën e zgjedhjeve vendore.
Në publikimin e bërë në seksionin e “Këshillave për udhëtimet” në faqen zyrtare të Ambasadës, thuhet se për shkak të incidenteve të ndodhura ditët e fundit, edhe në ditën e zgjedhjeve ka mundësi që ato të përsëriten.
“Zgjedhjet do të mbahen në çdo Bashki në Shqipëri dhe numërimi mund të zgjasë për disa ditë. Në incidentet e fundit të izoluara janë shënjestruar zyrtarë zgjedhorë dhe materialet e votimit, diçka që rrit mundësinë për përsëritje të dhunës dhe trazirave në ditën e zgjedhjeve, ditët që i paraprijnë dhe ditëve që pasojnë, kur do të kryhet edhe procesi i numërimit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara
SHBA këshillon qytetarët e saj që të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo zonë ku ka shenja dhune/A2CNN.
-
Ambasada amerikane: Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri të zhvillohen qetë
-
SHBA-ja paralajmëron qytetarët e saj në Shqipëri se mund të shënjestrohen nga grupe të lidhura me Iranin
-
Zgjedhjet në Shqipëri mes retorikës së ashpër e tensioneve
-
SHBA-ja thërret qytetarët të raportojnë shkeljet eventuale gjatë zgjedhjeve
-
KE thotë se për zgjedhjet duhet pritur Kushtetuesja, nxit palët për reformë zgjedhore