Alsat mëson se Gjykata Supreme do të marrë vendim negativ për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morinës drejt Serbisë.
Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë më datën 24 korrik me kërkesë të Serbisë përmes Interpolit.
Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.
Ndërkaq në Gjakovë u organizua protestë kundër arrestimit të tij.
Lexo edhe: Në Gjakovë, me protestë u kërkua lirimi i Tomor Morinës nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut
-
Gjykata në Shkup thotë se Tomor Morina s’duhet të dorëzohet në Serbi
-
Serbia ia dorëzon kërkesën Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Tomor Morinës
-
Tomor Morina është liruar nga paraburgimi
-
Gjykata Supreme: Morina nuk do të ekstradohet
-
Veseli: Tomor Morina s’do të ekstradohet në Serbi, së shpejti i kthehet familjes