Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, nuk duhet të dorëzohet në Serbi.
Kështu vlerëson Gjykata Penale e Shkupit e cila thotë se nuk janë përmbushur kushtet sa i përket kërkesës së Beogradit për ekstradimin e tij, raporton Alsat-M.
Nga Gjykata shtojnë se lënda për shqyrtim të mëtejshëm do të dërgohet në Gjykatën Supreme.
Ndërkaq masa e paraburgimit ndaj Morinës do të vlejë derisa vendimi i Këshillit Penal të hyjë në fuqi.
Morina tashmë dy javë mbahen të paraburgim në Shutkë, i cili u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të fletarrestit të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata Supreme: Morina nuk do të ekstradohet
-
Alsat mëson se Tomor Morina nuk do të ekstradohet
-
Ministria serbe e Drejtësisë e quan “turp” vendimin për mosekstradim të Tomor Morinës
-
Tomor Morina është liruar nga paraburgimi
-
Veseli: Tomor Morina s’do të ekstradohet në Serbi, së shpejti i kthehet familjes