Arbëri

Alfaltohet edhe pjesa e tretë e rrugës katër korsi në Gjilan

Është asfaltuar pjesa e tretë e rrugës katër korsi Gjilan - Livoç i Ultë, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahatkullës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të kësaj rruge moderne dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër. Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejt pritet të përfundojë edhe ndriçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjesë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Rruga katër korsi Gjilan – Livoç i Ultë ka gjatësi prej 3 kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.