Kujtime të këqija ka Ali Nuhaj, sa herë kthehet në këtë vend, në Nerodime të Epërme, ku forcat serbe më 26 mars 1999, ia pushkatuan babanë Osmanin, vëllanë Brahimin dhe dy djemtë e axhës, Agronin e Bajramin.
Ankthi e tortura thotë ta kenë përcjellë përgjatë 20 vjetëve, e dhimbja për ta shton se asnjëherë nuk iu shua.
Ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj Zlatan Krstiq dhe të dyshuarit tjetër Destan Shabanaj, e sheh si hap të mirë, por të vonuar, raporton KTV.
Megjithatë, pret që ata ta marrin dënimin e merituar.
Ndonëse kishte qenë 12-vjeçar, njëri nga dëshmitarët e masakrës rrëfen për tmerrin që kishte përjetuar.
Të mërkurën, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj Zlatan Krstiq dhe Destan Shabanajt, për krime lufte kundër popullatës civile.
Edhe
Ka vazhduar gjykimi ndaj Kërstiqit e Shabanit për krime lufte në Nerodime të Epërme
Krstiq akuzohet për vrasjen e Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhajt dhe për pjesëmarrje në maltretimin e 15 anëtarëve tjerë të kësaj familjeje, shkatërrimin e pasurisë së tyre dhe dëbimin nga vendbanimi.
Ndërsa Destan Shabanaj akuzohet se, në cilësinë e inspektorit policor, ka urdhëruar që trupat e të vrarëve të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës, të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.
-
Kërstiq dhe Shabanaj e mohojnë fajësinë për krime lufte në Nerodime
-
5 serbë akuzohen për 5 shqiptarë që i hipën në veturën e policisë dhe i ekzekutuan më pas
-
I mbijetuari rrëfen natën e tmerrit në Mitrovicë, Komuna përuron pllakën përkujtimore
-
27 vjet nga masakra e Reçakut, përgjegjësit ende nuk janë dënuar