Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka vazhduar gjykimi ndaj Kërstiqit e Shabanit për krime lufte në Nerodime të Epërme

Sot ka vazhduar gjykimi ndaj Zllatan Kërstiqit dhe Desatn Shabanit për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Nerodime e Epërme afër Ferizajt gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Siç raporton Radio Kim, në sallën ku po mbahet gjykimi ishin të pranishëm edhe anëtarë të familjeve viktima, transmeton Koha.net.

Zllatan Kërstiqi ngarkohet me shtatë pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile, ndërsa Destan Shabani akuzohet sipas katër pikëve.

Kërstiqi e Shabani kanë deklaruar se nuk ka ndryshime në lidhje me deklarimin e tyre rreth fajësisë. Ata në seancat e kaluara kanë mohuar fajësinë për krimet me të cilat ngarkohen.

Shabani i akuzuar u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre të cilët e kanë pësuar duke qenë të pafajshëm. Ai e ka mohuar fajin me fjalët se gjykimi nuk do të ndodhte sikur familja ta kishte kontaktuar dhe të kishte biseduar me të.

Edhe Kërstiq e Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krimet e kryera në Nerodime të Ferizajt Video Kërstiq e Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krimet e kryera në Nerodime të Ferizajt

Zllatan Kërstiq po ashtu u ka shprehur ngushëllime “fqinjëve” me të cilët, siç ka thënë ka pasur raporte të mira.

Në Prokurori pohojnë se Kërstiqi dhe Shabani, në cilësinë e ish-inspektorëve në rajonin e Ferizajt, gjatë luftës kanë shkelur rregullat e luftës dhe Konventat e Gjenevës. Prokuroria Speciale është e bindur se do t’i dëshmojë pohimet dhe se dyshohet me bazë se të akuzuarit janë përgjegjës për veprat me të cilat ngarkohen. Në lidhje me këtë, siç thonë, ka një varg dëshmish dhe dëshmitarësh që do të paraqiten para gjyqit.

Sipas pohimeve të dëshmitarëve dhe të të dëmtuarve nga familjet Nuhaj dhe të tjerët, dy të akuzuarit më 26 mars të vitit 1999 rreth orës 20 në fshatin Nerodime kanë marrë pjesë në sulmin mdaj familjes Nuhaj. Të akuzuarit kanë marrë pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe në vepra të tjera të inkriminuara.

Kërsit, sipas pohimeve të prokurorit në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, bashkë me pjesëtarët e tjerë të MUP-it të Serbisë ia ka vënë zjarrin shtëpisë dhe ka shkatërruar pasurinë e familjes Nushi.

“Të akuzuarit kanë dëbuar anëtarët e familjes në drejtim të panjohur dhe i kanë mbajtur peng. Pas kësaj i kanë terrorizuar dhe në fund i kanë vrarë” ka thënë prokurori Valdet Gashi i cili ka shtuar se viktimat ishin masakruar dhe pastaj varrosur në Babush.

i të akuzuarit Dejan Kërstiq, A. Vasiqka thënë se deri më tash asnjëherë askush nuk është arrestuar pa fakte, ndërsa “prokurori fillimisht e ka arrestuar Kërstiqi, e pastaj ka kërkuar fakte”.

Vasiqi ka shtuar se “me kujdes të plotë do t’u qaset viktimave dhe të përpiqet të mos cenojë ndjenjat dhe dhembjen e tyre”.

Ai edhe njëherë ka bërë thirrje që të hedhet poshtë aktakuza dhe ka lutur që prokurori t’ia dorëzojë gjykatës faktet materiale dhe CD-në me fotografitë që i ka bashkëngjitur më 29.08.2019ndhe 27.09.2019.

Edhe Kërstiq dhe Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krime lufte Kronikë Kërstiq dhe Shabani dënohen me mbi 21 vjet burgim për krime lufte

Avokati Zhivojin Jokanoviq, si mbrojtës i ri i Destan Shabanit, ka vlerësuar se gjykimi i sotshëm ka shkaktuar shqetësime shtesë për familjet viktima që janë të pranishme në sallë.

Sot po ashtu do të merren në pyetje tri dëshmitare, ndërsasa vazhdimi i gjykimit është caktuar për datën 6, raporton Radio Kim, transmeton Koha.net.