Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksioni i Policisë në Banjskë po vazhdon, Sveçla thotë se territori është nën kontroll

Aksioni i Policisë e Banjskës së Zveçanit në kërkim të sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se ka informata se bëhet fjalë për grup terroristësh nga disa grupe kriminale.

Sipas tij, hyrjet e këtyre terroristëve në territorin e Kosovës nuk është e pamundshme.

Sveçla ka thënë se aksioni është duke vazhduar.

Ai ka thënë se ka disa armë që janë identifikuar në rastin e Zveçanit, por ka edhe armë që janë parë për herë të parë.

Edhe Sveçla: Të gjithë të dyshuarit për sulmin e Banjskës, në sistemin e Interpolit Arbëri Sveçla: Të gjithë të dyshuarit për sulmin e Banjskës, në sistemin e Interpolit

Ka shtuar se zona ku Policia po kërkon është më e gjerë se ajo në Manastir.

Në orët e para të së dielës në veri u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues janë rrethuar në objektin e Manastirit në Banjskë. Deri tash të konfirmuar janë tre sulmues të vrarë, gjashtë të arrestuar, dy prej të cilëve është i plagosur.