Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka vendosur sot për ulje të pagës për 30 për qind dhe për eliminim të tërësishëm të pagesave për takime për anëtarët e këtij bordi.
Sipas njoftimi të AKP-së në Facebook, ky vendim “pothuajse përgjysmon kompensimin e anëtarëve të Bordit”.
“Bordi i Drejtorëve e udhëzoi Menaxhmentin që në kuadër të strukturës së re organizative dhe në përputhje me aktivitetin në ulje të AKP-së, të përgatis Rregulloren e re të pagave e cila do të reflektoj ulje të buxhetit pagave prej 30% për zyrtarët e lartë dhe stafin e AKP-së”, thuhet në njoftim.
Pagat dhe mëditjet e anëtarëve të Bordit të AKP-së ishin bërë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës, pasi ishin larg më të mëdhatë në vend.
Kryeministri Albin Kurti me rastin e votimi të Bordit të ri të AKP-së, ka thënë se ai do të jetë i fundit para se të shuhet kjo agjenci për t’u themeluar Fondi sovran.
-
Auditori gjen se Bordi i AKP-së veproi jashtë kornizës ligjore
-
Pamundësia e ndaljes së privatizimit
-
KPMSHC-ja refuzoi ankesat e punëtorëve të AKP-së, pagat u ulen nga ky muaj
-
Shala akuzon Muratin se ndau “heshturazi” mbi 757 mijë euro për pagat në AKP
-
Dautaj-Surdulli: Kompensimi për stafin dhe bordin e AKP-së është ulur për 30%