Agjencia Kosovare e Privatizimit ia ka kthyer në menaxhim Komunës së Ferizajt rreth 335 hektarë si pronë publike.
Për realizimin e këtij plani, ekzekutivi i kësaj komune me kohë ka kërkuar nga niveli qendror derisa po përballen me mungesë të hapësirave publike për destinimin e varrezave të qytetit dhe për realizimin e disa projekteve të tjera publike, shkruan sot Koha Ditore.
Në 151 ngastra kadastrale sa i janë kthyer komunës në menaxhim, parashihej të ndërtohen qendra për zhvillim ekonomik, ndërtime të shkollave, ndërtime të fushave sportive etj.
Sabri Murseli, drejtor për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Ferizajt ka thënë se këto prona gjenden në disa zona kadastrale, andaj shfrytëzimi i tyre do të bëhej në bazë të ligjeve në fuqi, pikërisht do të orientohen projekte të caktuara të Komunës së Ferizajt.
Kthimin e pronave të AKP-së në menaxhim të komunës tashmë e ka mirëpritur edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
AKP-ja ia kthen në pronësi Ferizajt 323 hektarë
-
Ferizajt i kthehen 334 hektarë prona të menaxhuara nga AKP-ja
-
396 hektarë kthehen në mandatin e AKP-së, vlera 188 milionë euro
-
Banorët e Jezercit kërkojnë rikthimin e pronës 200-hektarëshe
-
Disa projekte në gjashtë komuna mbeten të pezulluara, pas një vendimi të Qeverisë