Ferizaj, 14 gusht- Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës Agim Aliu, të hënën ka pranuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj që Komunës t’i kthehen pronat e menaxhuara deri tashti nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi komunale në një sipërfaqe të përgjithshme prej 334 hektarësh e 41 arë e 46m2.
Ky vendim vjen pas kërkesës së parashtruar nga numri një i Ferizajt, Agim Aliu, që Ferizajt t’i kthehen pronat e menaxhuara deri tashti nga AKP-ja në prona komunale, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe aplikimit të projekteve të ndryshme zhvillimore për Ferizajn, gjithmonë në interesin publik (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Artikuj të ngjashëm
-
Ferizaj me investime milionëshe në pronat që duhet t’ia kthejë AKP-së
-
AKP-ja ia kthen në pronësi Ferizajt 323 hektarë
-
AKP-ja ia kthen Ferizajt në menaxhim 335 hektarë pronë publike
-
396 hektarë kthehen në mandatin e AKP-së, vlera 188 milionë euro
-
Pas 8 muajsh, AKP-ja ia dorëzon Agjencisë së Pyjeve mijëra hektarë të Ekonomisë Pyjore