Kompetenca e verifikimit të sigurisë së zyrtarëve shtetërorë do t’i merret Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Ajo do t’i delegohet një agjencie të re, që planifikohet të themelohet.
Kjo politikë, që ka nisur së trajtuari prej më shumë se dy vjetësh, është finalizuar në draftin e Projektligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilin e ka përgatitur Qeveria dhe synon që brenda vitit ta procedojë për miratim në Kuvend.
“Qëllimi i këtij ligji është themelimi i një sistemi unik për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin e parë të Projektligjit.
“Me këtë ligj themelohet Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), ku përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e saj”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Shteti me listë sekrete të teknologjive që cenojnë sigurinë kibernetike
-
Mirëpritet formimi i Agjencisë së Inteligjencës në kuadër të FSK-së
-
Kosova bëhet me Agjenci për sigurinë kibernetike
-
Agjenci e veçantë për presionet e jashtme që rrezikojnë sigurinë e vendit
-
Selimi: AKI-ja do i verifikojë dokumentet lidhur me mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit e Speciales