Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për Siguri Kibernetike. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se nëpërmjet këtij projektligji themelohet edhe Agjencia për siguri kibernetike, duke shtuar se kjo do të kontribuojë në fushën e sigurisë.
“Përmes këtij projektligji themelohet agjencia për siguri kibernetike. Kjo agjenci do te kontribuoj në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, ka thënë Kurti.
Ditëve të fundit, institucionet e Kosovës u përballën me sulme kibernetike, duke bërë që shërbimet për qytetarë të paralizohen.
“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, të martën.
-
Kurti: Kemi pasur sulme kibernetike në sistemin tonë qeveritar
-
Kurti: Qeveria po punon për transformimin digjital
-
Kurti: AKI-ja po kontribuon edhe në sigurinë rajonale e më gjerë
-
Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia
-
Kurti për mbërritjen e Starlink-ut në Kosovë: Hap i rëndësishëm për avancimin digjital