Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se fëmijët e Shqipërisë të cilët u strehuan në këtë komunë pas tërmetit, do të mund t’i ndjekin mësimet.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se së shpejti priten detaje të tjera lidhur me lajmërimin, sistemimin dhe inkuadrimin e këtyre fëmijëve.
“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilli i Prindërve të Prishtinës përshëndet vendimin për të mos lejuar tubime elektorale në shkolla
-
Ahmeti: Nuk i lejojmë tubimet me qytetarë nëpër shkolla
-
Ahmeti: Objektet shkollore në Prishtinë janë gati për fillimin e mësimit
-
Ahmeti bën thirrje për kujdes, thotë se shkollat po mbyllen kur mbi 5 për qind e stafit infektohet me COVID-19
-
Prishtina ende nuk ka vendosur për datën e rihapjes së çerdheve