Arbëri

Ahmeti: Rrugët alternative dhe pagesa e taksës për lëvizje, i zvogëlojnë tollovitë në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se për t’i ikur tollovisë në rrugët e kryeqytetit, alternativë e vetme janë ndërtimi i rrugëve alternative dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të popullura.

Ahmeti përmes Facebook ka thënë se përveç parkingut me pagesë, është shqyrtuar edhe mundësia e taksës për lëvizje me makina në qendër, që sipas tij njihet si “taksë e tollovisë”.

Ai ka shtuar se Londra e ka rregulluar më së miri këtë sistem, shkruan KOHA.

“Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetren për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave. Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam veçse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kryetari i Prishtinës tutje ka folur për sfidën e ndotjes së ajrit në kryeqytet, duke thënë se mund të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit, duke mos u ngrohur me thëngjill në shtëpi individuale.

“Sa i përket ndotjes, ka gjëra të cilat nuk mund t'i ndryshojmë, e ato janë aspektet gjeografike, kushtet e përgjithshme klimatike, dhe natyrisht kushtet meteorologjike. Por ka dy gjëra që mund t'i ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shtëpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror”, ka potencuar tutje ai.

Postimi i fundit: 

 

Rreth pageses per vetura Duke filluar nga dhjetori, qytetarët prapë do të ballafaqohen me ndotjen, dhe kësaj radhe...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, October 19, 2020