Këto pamje të planit se si do të dukej parku i lagjes “Mat”, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka publikuar në verën e 2018-s.
Në përshkrimin e saj, Ahmeti kishte thënë se punimet për ndërtimin e parkut do të nisnin po në atë vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, punimet nuk kanë nisur deri në fund të marsit të këtij viti. Tani, kryetari Ahmeti thotë se vonesat janë bërë shkaku i problemeve pronësore, raporton “038” i KTV-së.
Ahmeti nuk ka mundur të japë një vlerësim se kur pritet që parku të jetë i gatshëm në tërësi.
Banorët e Matit e vlerësojnë parkun si të domosdoshëm për ta, derisa vonesat në përfundimin e punimeve thonë se janë bërë normale.
Kryetari Ahmeti kishte premtuar çdo vit nga katër parqe të reja në lagjet e kryeqytetit.
Vitin e kaluar nuk është përuruar asnjë park. Ndërsa sivjet, përpos këtij në Mat, kanë filluar punimet edhe për ndërtimin e parkut në lagjen “Arbëria”.