Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar që Kosova t’i suspendojë tubimet e mëdha publike, për ta parandaluar koronavirusin.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se konfirmimi që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara me koronavirus, rrit gjasat që edhe në Kosovë të ketë raste.
“Përderisa i përgëzoj institucionet për vigjilencën deri tani, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve tjera që po reagojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste. Mirë do të ishte që si Kosovë që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion. Nuk ka vend për panik, vetëm se ka hapësirë për të ndaluar përhapjen e virusit i cili po mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova”, ka shkruar ai.
-
Ahmeti prapë thirrje të ndalohen tubimet publike
-
Ahmeti: Është rekomanduar karantinim njëjavor i Prishtinës
-
Ahmeti propozon pesë masa për situatën aktuale me koronavirus në Kosovë
-
Ahmeti sugjeron ndryshimin e qasjes për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit
-
Ahmeti kërkon masa më të rrepta, por me vendim të Kuvendit