Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Në Mjekësinë Sportive po trajtohen 48 pacientë me Covid-19

Kardiologu, Artan Ahmeti, që menaxhon njësinë Covid4, që është një prej katër njësive në QKUK ku po trajtohen pacientët me Covid-19, ka thënë se në ditët e fundit në këtë njësi situata është pak më e qetë.

Ai ka treguar se në njësinë Covid4, Mjekësi Sportive, janë duke u trajtuar 48 pacientë me Covid-19, ndërsa kjo njësi ka kapacitet prej 101 shtretërve.

“Në 4-5 ditët e fundit gjendja është diçka më e lehtë. Në 48 orët e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të vdekjes në këtë qendër. Aktualisht janë 48 pacientë, aty kemi kapacitet të shtretërve deri për 101 pacientë me kyçje në oksigjen qendror. Trajtimi i pacientëve në njësinë Covid4, bëhet me maska oksigjeni të kyçura në oksigjen qendror. Nuk trajtohen pacientët që janë me maskë CPAP, që është ventilim mekanik joinvaziv apo ata të intubuar. Ata trajtohen në MIQ, ku kujdesen anasteziologët”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv të KTV-së.