Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Ligji i gjuhëve çështje ditësh

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se është çështje kohe se kur Ligji i gjuhëve do të kalojë edhe leximin e tretë në Kuvend, në versionin siç është miratuar dhe më pas nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov.

Ahmeti bëri të ditur se do të takohet edhe me kreun e VMRO DPMNE-së, me të cilin do të bisedohet për çështje të cilat janë në interes të shtetit, por nga Hristijan Mickovski nuk do të kërkojë që të tërhiqen 35 mijë amendamentet e propozuara për Ligjin e gjuhëve, me anë të të cilave partia opozitare maqedonase tenton që të bllokojë miratimin e tij.

“Ligji për gjuhën shqipe, me sa ju dhe të gjithë opinioni është në njohuri është miratuar. Unë në një rast kam thënë se kemi pritur 150 vite e do të presim edhe disa ditë. Jo unë nuk do të bëjë përpjekje për ta bindur kreun e opozitës për t’u tërhequr. Ajo është një çështje dhe një strategji tjetër lidhur me këtë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.