Presidenti Gjorge Ivanov po mban peng ligjin për gjuhët. Edhe pse heshtin në kabinetin e tij, qëndrimi i presidentit ishte i prerë se nuk do të dekretojë ligjin për gjuhët.
Partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE-ja insiston se ligji për gjuhët është antikushtetues. Deputeti Darko Kostovski tha se ky ligj do të shkaktojë kaos institucional dhe do t’i kushtojë shumë shtetit.
Ky ligj për dygjuhësinë përveç se del jashtë kornizave të Kushtetutës dhe kornizave të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kritikuar edhe nga ekspertët, përveç se është sjellë duke thyer ligjet dhe rregulloren e Kuvendit, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë mosfunksionim të institucioneve, do të shkaktojë edhe komplikime të majme financiare – deklaroi Darko Kostovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së, transmetonte Alsat-m.
Nga ana tjetër partnerët e koalicionit Zaev e Ahmeti mbrojnë ligjin për gjuhët duke thënë se miratimi i tij është bërë konform Rregullores së Kuvendit dhe nuk bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës.
Ligji për gjuhët është votuar. Është çështje ditësh se kur do të hyjë në fuqi. Ivanov e ka obligim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë sepse kështu do të ndihmojë në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të MO-së – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ekspertë të kushtetutës vlerësojnë se presidenti do të përgjigjet para drejtësisë, për shkelje të Kushtetutës, si pasojë e mos nënshkrimit të dekretit të Ligjit për gjuhët.
-
Ligji për gjuhët mbetet peng i Ivanovit
-
Ivanovi e quan shkelje të kushtetutës shpalljen e Ligjit për Gjuhët në Maqedoni
-
Opozita në Maqedoni thotë se shpallja e Ligjit për Gjuhët është vepër penale
-
Ligji për shqipen në Maqedoni hyn në fuqi së bashku me Marrëveshjen për emrin
-
Ligji për shqipen në Maqedoni edhe pa nënshkrimin e presidentit