Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanë pritur edhe më shumë raste me COVID-19 në Komunën e Prishtinës.
Nga 29 raste pozitive sot në Kosovë, 13 prej tyre janë nga Komuna e Prishtinës, transmeton KOHA.
“29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielën këto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bërë tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetizolim dhe ndalesë e përhapjes”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se pozitiv është fakti se nuk ka të infektuar fëmijë të çerdheve.
“Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara. Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska”, ka shkruar ai.
-
Gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës kanë qenë të infektuar me koronavirus
-
Ahmeti: Nëse numri i rasteve me COVID-19 rritet, s’kemi kredibilitet të kërkojmë mbyllje
-
Ahmeti: Nga 140 testime mesatarisht 40 raste pozitive me COVID-19
-
Shpend Ahmeti i shqetësuar nga shifrat alarmante të të infektuarve me Covid-19
-
Pas situatës me COVID-19 në Prishtinë, pezullohen takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizimit