Shpend Ahmeti është larguar përfundimisht nga Komuna e Prishtinës derisa i ka liruar edhe zyrën pasardhësit, Përparim Rama.
Ai në momentin e pranim-dorëzimit ia ka dhuruar Ramës një tastierë në të cilën nuk ishin shkronjat “P” dhe “R”.
“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, i ka thënë Ahmeti Ramës derisa ja dorëzoi tastierën.
Megjithatë në zyrën që e la nuk është kompjuteri i markës “Apple” të cilën vetë Ahmeti e përdorte. Kjo vërehet nga fotografitë e postuara nga kryetari i ri në Instagram.
Ku ka mbetur ky kompjuter, që është ndër më të shtrenjtit, nuk dihet.
Ahmeti, teksa është larguar nga Komuna ka thënë se të gjitha pajisjet janë të regjistruara. Ai ka deklaruar se pajisja është “diku brenda Komunës” dhe se ajo do të kthehet.
-
Rama merr detyrën, premton se Prishtina do të jetë qytet i të gjithëve
-
Ahmeti ia dorëzon mandatin Ramës
-
Kryetari i Prishtinës me veturë të re rreth 37 mijë euroshe
-
Parashihen 45 mijë euro për blerjen e veturës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama
-
Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës