Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: Barazia është esenciale për shoqërinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se barazia është esenciale për shoqërinë. Duke folur për të drejtat e komunitetit LGBTI, ai ka thënë se nuk janë të kënaqur për arritjet për barazi.

Sipas tij, e drejta e martesës mbetet mirë në letër, megjithatë në praktikë është ndryshe.

“Si komunë e kemi parë të drejtë të ofrojmë çdo mundësi që t’i përkrahim grupet e margjinalizuara pa pasur një rast të një çifti që vjen të martohet e t’i kërkojë të drejtat e tyre nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk ka ofiqar që pranon t’i kurorëzojë dy persona me gjini të njëjtë, sepse ata thirren në ligjin për familje. Por komuniteti LGBTI duhet t’i dërgojë rastet në Gjykatë Kushtetuese, aty ka shans me fitu rastin. Barazia është esenciale për shoqërinë”, ka thënë ai.