Zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka dështuar tashmë tri herë.
Kjo ka pamundësuar edhe miratimin e rregullores së re për organizim të brendshëm, rrjedhimisht edhe funksionalizimin e këtij institucioni.
Ndonëse jofunksional, në këtë institucion kanë ardhur ankesa të shumta për mosqasje në dokumente zyrtare.
“Në ligjin për qasje në dokumentet publike, që ka hy në shtator të vitit të kaluar, i cili jep mandat shtesë Agjencisë shqyrtimin e ankesës në shkallë të dytë dhe i jep mandat një varg kompetencash në mbikëqyrjen e institucioneve publike sa i përket qasjes në dokumentet publike, për hapjen e të dhënave dhe shumë kompetenca të tjera që lidhen me zbatimin e këtij ligji. Kur përmendet shkalla e dytë e shqyrtimit të ankesës ne ende s’jemi funksional, për një arsye: Për mosgejdhjen e komisionierit nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Bujar Sadiku, drejtor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke u ankuar edhe në vonesat për ristrukturim.
Për pozitën më të lartë në këtë institucion, ka kandiduar edhe vetë Sadiku.
Edhe
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
Megjithatë, a ka ndikuar fakti që Sadiku ka qenë i afërt me PDK-në, në mos marrjen e votave të mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës?
“Nëse flasim shkurt e shqip, PDK-ja ka mundur të ketë prezentë 18 deputetë kur jam votuar, por unë i kam pas 33 vota, do të thotë e tejkaloj një parti politike. Unë jam në institucione nga viti 2004 dhe kriter i ligjit është që pesë vitet e fundit të mos ketë pozitë në parti politike. Asnjëherë s’kam pas. Medoemos duhet të qartësohet. Asnjëherë s’kam pas pozitë në parti politike e aq më shumë nga viti 2004”, ka thënë ai. “Janë të lejueshme animet dhe mund të jesh anëtar i një partie dhe është e drejtë e qytetarit që të votojë i lirë për këdo që i intereson”.
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
-
Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza