Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afat 6 muajsh për heqjen e panove reklamuese pa leje nëpër rrugë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot nënshkroi dy udhëzime administrative: udhëzimin administrativ (MI) Nr. 10/2017, për brezin rrugor mbrojtës të rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe udhëzimin administrativ, (MI) nr 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut rrugor.

Sipas udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 10/2017, për brezin rrugor mbrojtës të rrugëve nacionale dhe rajonale, të gjithë personat juridik ose fizik të cilët kanë vendosur panotë reklamuese në brezin e rrugës nacionale dhe rajonale ose në brezin mbrojtës të këtyre rrugëve, e të cilët nuk kanë leje nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e tyre, obligohen që ato t’i largojnë në afat prej gjashtë (6) muaj nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen për të gjithë personat juridikë dhe fizikë për vendosjen e panove reklamuese në brezin rrugor dhe brezin mbrojtës të rrugëve nacionale dhe rajonale.

Panotë reklamuese mund të vendosen në brezin rrugor, tokën rrugore dhe brezin mbrojtës të rrugëve nacionale dhe rajonale, sipas kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë udhëzim administrativ.

Po ashtu, ministri Zharku nënshkroi edhe udhëzimin tjetër administrativ (MI), numër 09/2017 për sinjalizim dhe rregulla të trafikut rrugor.

Ky udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktojë rregullat, llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dimensionet, materialin, vendosjen dhe karakteristikat teknike të sinjalizimit rrugor, si dhe shenjat dhe urdhrat që i jep personi i autorizuar- polici.

Këto dy udhëzime administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.