Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë vendim të hënën, që të hiqen të gjitha panot reklamuese të vendosura në mbikalime, ura e tunele përgjatë autostradave, rrugëve nacionale dhe atyre rajonale.
Abrashi i ka quajtur reklama të kundërligjshme, ndonëse në pikën dy të vendimit thuhet se “revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e panove reklamuese. Sipas vendimit, ato janë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për vendosjen e panove reklamuese në rrugët nacionale dhe rajonale.
Në vendim nuk është dhënë ndonjë arsye shtesë, e as Abrashi në postimin e tij në Facebook, nuk ka treguar më shumë.
“Mbi të gjitha, ligjshmëria do të vendoset. Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës do të nis aksionin e largimit të të gjitha atyre reklamave që janë vendosur pa bazë ligjore”, ka shkruar ndër të tjera Abrashi.

-
Nis heqja e reklamave në autostradat e Kosovës
-
Abrashi shkarkon “njësitet e kundërligjshme” në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës
-
Nga nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve prej mbi 15 tonësh, shkak temperaturat e larta
-
MMPHI-ja sqaron njoftimin për mbylljen e një segmenti në autostradën “Ibrahim Rugova”