Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Abdixhiku kërkon drejtësi për vrasjen e Ahmet Krasnqit

 

​Abdixhku kërkon drejtësi për vrasjen e Ahmet Krasnqit

Në 24-vjetorin e vrasjes së ish-ministrit të mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Homazhe pranë varrit të tij kanë bërë edhe familjarë, miq dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Koloneli Ahmet Krasniqi ishte vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë dhe ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij.

Abdixhiku tha se vrasja e Ahmet Krasniqit ishte e rëndë derisa theksoi se moszbardhja e rastit të kësaj vrasje është edhe më e rëndë.

“Vrasja e tij është humbje për popullin tonë por dhimbje e dyfishtë është moszbardhja e fatit të kësaj vrasje të rëndë tash e 24 vjet. Mbesim të përkushtuar që të kërkojmë drejtësi për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë Kosovën”, tha ai.

Edhe Abdixhiku: Vrasja e Aganit ishte hakmarrje dhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës Arbëri 3 v. më parë Abdixhiku: Vrasja e Aganit ishte hakmarrje dhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës

Behxhet Krasniqi vëllai i kolonelit Ahmet Krasniqi tha se vrasja e tij për familjen është e vështirë dhe për të cilën presin që të zbardhet e vërteta.

“Ky është përvjetori i radhës që nga vrasja e Ahmet Krasniqit, një vrasje makabër për të cilën presim që të zbardhet. Shumë e vështirë është vrasja e tij, por ne po mundohemi me qenë në rrugë në saje të miqve, bashkëpunëtorëve të vëllait dhe të subjekteve politike. Ne po qëndrojmë pak më të fortë dhe po shpresojmë e po punojmë që vrasja e vëllait tonë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, tha ai./ ksp