Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Vrasja e Aganit ishte hakmarrje dhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të shtunën ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani, në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se puna e Aganit si nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së, ka qenë udhërrëfyes për të gjithë. Sipas tij, vrasja e Aganit ishte hakmarrje ndaj Lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci dhe dëmtim i së ardhmes së vendit.

“Profesor again ishte bartës, ideator dhe njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes më të madhe shqiptare të kohës, Lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. 24 vjet më pas kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për Liri, Pavarësi dhe Demokraci me vrasjen e profesor Aganit. Vrasja e tij përveç se ishte hakmarrje ndaj gjithë Lëvizjes, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës. Si parti politike e kemi për obligim që urtësinë, diturinë dhe veprën e tij ta vazhdojmë tutje për gjeneratat e ardhshme”, është shprehur Abdixhiku.

Ndërsa, djali i Fehmi Aganit, Mentor Agani, tha që 6 maji është ditë e dhimbjes, por edhe e krenarisë.

“Është ditë e dhimbjes, por edhe krenarisë. Kanë qenë momente të vështira për të gjithë. Mirë që po mbahen mend edhe që ekziston përkushtimi për të punuar më tutje që gjërat e tilla mos të përsëriten më”, u shpreh ai.

Edhe Osmani: Sjellja e vrasësve të Aganit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm Arbëri Osmani: Sjellja e vrasësve të Aganit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm

Agani, i cili ishte një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, është vrarë me 6 maj të vitit 1999, nga forcat serbe.

Për nder të akademik Aganit, vite më parë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.