Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se e drejta për formimin e shumicës duhet t’i merret Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin.
Pas seancës konstituive e cila u mbyll nga kryesuesi Avni Dehari pas përplasjes me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, Abdixhiku para gazetarëve ka thënë se kjo e drejtë duhet t’i merret Kurtit pasi nuk dëshiron ta formojë shumicën.
“Në fakt, Gjykata Kushtetuese është shumë e qartë, përgjegjësia për formimin e shumicës i takon të parit. Meqë i pari nuk po do ta shfrytëzojë këtë të drejtë, atëherë kjo e drejtë t’i merret të parit pra, ky është mendim politik. Ne po japim një mendim tonin, le t’i merret e drejta”, është shprehur Abdixhiku.
Dehari e ndërpret seancën pa votim
(E përditësuar 11:27) - Edhe tentimi i 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka...-
Kurti i interesuar për bashkëpunim me LDK-në, Abdixhiku për balancë institucionale
-
Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to
-
Abdixhiku: U bë e qartë që s’ka shumicë parlamentare, vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë
-
Abdixhiku: Takimi farsë, Kosova mbetet në krizë
-
Abdixhiku kërkon unitet: Është domosdoshmëri, askush s’ka shumicë